Mbretëresha Elizabeth ishte për disa dekada anëtarja më popullore e familjes mbretërore të Anglisë. Në fakt, pas vdekjes së saj përqindjet ndryshuan, pasi monarkia e ndjerë nuk është më në zgjedhjet e mundshme të njerëzve.
Shumëkush do të mendonte se në vend të parë me popullaritetin më të madh do të ishte Kate Middleton, e cila është e preferuara e publikut, por mbretërorja e famshme nuk e fitoi vendin e parë. Sipas sondazhit të YouGov, Princesha Anne, vajza e Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip dhe motra e vogël e monarkut të ri të Mbretërisë së Bashkuar, u shpall mbretëresha më e njohur në Angli.
Në veçanti, princesha mbretërore, siç është titulli i saj, është mjaft e pëlqyer nga publiku, duke qenë se është edhe anëtarja më punëtore e familjes mbretërore, duke i kryer më së shumti detyrimet në kohë në vitin 2022.
Në vend të dytë ishte Princi William, i cili ia kaloi për nga popullariteti gruas së tij, Kate Middleton, e cila përfundoi në vendin e tretë, gjë që askush nuk e priste. E pavarësisht se Mbreti Charles është fytyra e ditëve të fundit, ai ende nuk ka arritur të fitojë pozicionin që mban nëna e tij, duke zënë vendin e katërt në listë.
Në të kundërt, gruaja e tij Camilla nuk duket se ka marrë një sasi të madhe dashurie nga publiku pasi u rendit në vendin e 6-të, gjë që mund të shpjegohet me zbulimet e fundit të Princit Harry në autobiografinë e tij. Dhe për aq sa ai e përshkroi gruan e babait të tij si “njerkën e keqe” që mund të ketë ndikuar në numrat e saj, kjo nuk do të thotë se nuk ndikoi edhe në popullaritetin e tij. Më në detaje, Princi Harry doli në vendin e 7-të, me gruan e tij, Meghan Markle, duke zënë vendin e parafundit para Princit Andrew.
Lista e detajuar:
- Princesha Anne – 72%
- Princi William – 70%
- Kate Middleton – 68%
- Mbreti Charles – 62%
- Princi Eduard – 54%
- Camilla Parker – 46%
- Princi Harry – 24%
- Meghan Markle – 22%
- Princi Andrew – 7%./abcnews.al