Zbulohet plantacioni më i madh i hashashit në Kretë, “pronarët” zhduken pa gjurmë

schedule13:13 - 1 Tetor, 2022

schedule 13:13 - 1 Tetor, 2022

Një tjetër plantacion hashashi, ndoshta më i madhi i gjetur këtë vit në Kretë, është zbuluar gjatë një operacioni të  organizuar kërkimor të Policisë Helenike.

Operacioni u zhvillua  mëngjesin e së enjtes në një zonë pyjore të paarritshme të Bashkisë Sfakia.

Plantacioni përbëhej nga gjithsej 1738 fidanë kërpi dy metra të larta në fazën e rritjes.

Qindra rrënjë  hashash u shkulën dhe u konfiskuan.Megjithatë, kultivuesit, të cilët me sa duket kishin marrë dijeni për operacionin u siguruan të zhdukeshin. Ata nuk janë identifikuar ende nga policia ndërsa vijojnë hetimet për gjurmimin dhe arrestimin e tyre./Abcnews.al/