Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet plani, miliona vaksina Pfizer të blera nga SHBA, do të dhurohen në të gjithë botën

schedule21:53 - 17 Shtator, 2021

schedule 21:53 - 17 Shtator, 2021

Shtetet e Bashkuara kanë në plan të blejë qindra miliona doza të vaksinës Pfizer / Biontech dhe të dhurojë ato në të gjithë botën. Kjo është raportuar nga
Washington Post , duke cituar dy zyrtarë të paidentifikuar. Nisma pritet të shpallet zyrtarisht në fillim të javës së ardhshme për të përkuar me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Presidenti amerikan Joe Biden këmbëngul se vaksinimi i të gjithëve është mënyra për të mposhtur koronavirusin. Shtetet e Bashkuara po presin një samit online për Covid-19 në periferi të Asamblesë së Përgjithshme.

Sipas një projektvendimi në posedim të Reuters, Uashingtoni po i shtyn udhëheqësit botërorë të miratojnë qëllimet e tyre për t’i dhënë fund pandemisë, e cila përfshin vaksinimin e 70% të popullsisë së botës deri në vitin 2022. Gazeta vuri në dukje se detajet e marrëveshjes së blerjes së vaksinës nuk janë përfundimtare. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!