Zbulohet parcela me kanabis në Krujë, policia arreston dy vëllezërit, disa shpallen në kërkim

schedule11:07 - 8 Tetor, 2022

schedule 11:07 - 8 Tetor, 2022

Disa persona kanë rënë në pranga dhe të tjerë janë shpallur në kërkim pas operacionit të policisë të koduar “Suvery” në Krujë.

Policia ka arrestuar A. E., 35 vjeç, A. E., 41 vjeç ( vëllezër), S. X.,  24 vjeç, G. Ll., 36 vjeç dhe P. K., 47 vjeç dhe ka shpallur në kërkim M. X., 26 vjeç (vëllai i shtetasit të arrestuar S. X.) dhe B. A., 37 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në kohë dhe në ambiente të hapura të ndryshme, 1353 bimë narkotike, në zona të pyllëzuara të fshatit Bruz Mal

Atyre iu gjetën edhe 5.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis e gatshme për shitje, 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu, të dyshuara të përfituara apo të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi i policisë:

Krujë / Finalizohet pas një hetimi disamujor, megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Survey”.

Si rezultat i finalizimit të këtij megaoperacioni sekuestrohen 5.3 kg kanabis të gatshme për shitje, si dhe janë evidentuar e asgjësuar gjatë periudhës hetimore, 1353 bimë kanabisi, të kultivuara në zona të pyllëzuara.

Vihen në pranga 5 shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tyre.

Sekuestrohen gjithashtu, 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të territorit, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në zona të pyllëzuara, si dhe pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjuqësor Krujë, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacioni policor antikanabis të koduar “Survey”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

-A. E., 35 vjeç, A. E., 41 vjeç ( vëllezër), S. X., 24 vjeç, G. Ll., 36 vjeç dhe P. K., 47 vjeç.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit M. X., 26 vjeç (vëllai i shtetasit të arrestuar S. X.) dhe B. A., 37 vjeç.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në kohë dhe në ambiente të hapura të ndryshme, 1353 bimë narkotike, në zona të pyllëzuara të fshatit Bruz Mal, të cilat janë evidentuar dhe asgjësuar përgjatë periudhës hetimore. Në vijim të kontrolleve në kuadër të operacionit “Survey”, në banesën e shtetasit të arrestuar G. Ll., u gjetën dhe u sekuestruan 5.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis e gatshme për shitje. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 450 000 lekë, 4000 euro, 9 aparate celulare, 4 automjete dhe 1 armë gjahu, të dyshuara të përfituara apo të përdorura për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Vijon puna për kapjen e shtetasve M. X. dhe B. A.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!