Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohet mesazhi i të riut nga Kosova: Kush bashkëpunon me Luanën ka me pas’ masakra në familje

schedule10:39 - 2 Shkurt, 2021

schedule 10:39 - 2 Shkurt, 2021

Ajdin Morina është 29-vjeçari nga Kosova që u arrestua sot në Tiranë pasi pas disa muajsh përndiqte moderatoren Luana Vjollca. I riu kishte kërcënuar të dyja motrat Vjollca edhe në postimet e tyre në rrjetet sociale.

Gazeta Express ka publikuar një koment kërcënues të Morinës. Në një postim që Luana Vjollca kishte bërë në tetor të vitit të kaluar, Morina ka shkruar se të gjithë ata që do të bashkëpunojnë me motrat Vjollca do të kenë masakra në familje.

“Duhet me ju trego kush bashkëpunon me Luana dhe Marina masakra keni për të pasur në familje. Kemi me pas për shkak tyre kancer jemi”, shkruan ai ndër të tjera.

Morina nga Gjakova kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë. Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme moderatoren. Ajo e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!