Zbulohet identiteti, ky është vrasësi i 21-vjeçarit shqiptar në Londër

schedule13:56 - 27 Mars, 2021

schedule 13:56 - 27 Mars, 2021

LONDËR- Është zbuluar identiteti i autorit i cili vrau me thikë 21-vjeçarin shqiptar, Renato Geci,  në Britaninë e Madhe. Sipas mediave vendase, ai është Shaddai Smith, 31 vjeç, nga Romford. Po ashtu së bashku me të policia ka arrestuar edhe një grua 27-vjeç e cila akuzohet se ka ndihmuar 31-vjeçarin të fshihet.

Renato Geci u vra me thikë më 22 Mars, pranë një shtëpi në Granville Avenue, Hounslow. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:22 të natës. Bashkë më të në vendin e ngjarjes u gjet edhe një person tjetër i plagosur po me thikë, por emri i tij nuk është bërë i ditur. E.L/abcnews.al/