Zbulohet grupi shqiptaro – grek që merrej me trafik droge

schedule13:29 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 13:29 - 5 Dhjetor, 2017

Policia greke ka zbuluar një grup shqiptaro grek që merrej me trafik droge. Gjatë operacionit në murin e një taverne në Athinë janë sekuestruar dhe 29 kilogramë heroinë. Operacioni u krye nga policia e Athines, Selanikut dhe roja bregdetare. Sipas mediave greke, heroina vinte nga Turqia dhe Shqipëria. Në pranga ka përfunduar dhe një shtetas shqiptar 32 vjeç i cili mendohet të jetë dhe kreu i grupit të trafikut të drogës. Po ashtu janë arrestuar dhe një shqiptar 34-vjeç dhe një shtetase greke 29-vjec. Droga ishte e ndarë në 59 pako, policia sekuestroi dhe rreth 5 kg perzires si dhe 4600 euro cash. Gjatë kontrollit është arrestuar dhe një tjetër shqiptar 32-vjeç. Ndaj 32-vjeçarit dhe 29-vjeçares ekzistonin urdhër arreste nga Prokuroria e Athines për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikun e drogës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!