Zbulohen qeli torturash të kohës së diktaturës në qendër të Korçës

schedule14:27 - 21 Tetor, 2019

schedule 14:27 - 21 Tetor, 2019

Në ndërtesën e ish komitetit të Partisë në Korçë janë zbuluar disa qeli burgu dhe hetuesie të kohës së komunizmit. Në mure ka dëshmi të torturave ndaj të dënuarve, shumica e të cilëve aristokrate korçarë.

Punimet për restaurimin e ndërtesës së ish-Komitetit të Partisë, në qendër të Korçës, zbuluan se bodrumet e saj kanë shërbyer gjatë kohës së diktaturës si qeli torturash dhe hetuesie.

Në muret e  ngushta, kanë mbetur të paprekura mbishkrime, data, emra apo thënie të të dënuarve politikë. Në ndërtesën e cila pas çlirimit të vendit u kthye në zyra hetuesie dhe qeli burgu, janë mbajtur kryesisht aristokratë korçarë.

Ekzistenca e disa ndërtesave të tilla, që janë përdorur si burgje gjatë diktaturës lind nevojën që qyteti të ketë një muze, për të dëshmuar trashëgiminë historike të kësaj periudhe.

Gjatë periudhës së diktaturës në Korçë, janë dënuar politikisht 900 persona, 120 prej të cilëve janë pushkatuar dhe qindra familje janë internuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!