Qyteti Dalian i Kinës njoftoi se ka përfunduar një testim masiv të 6.38 milion banorëve pasi u zbuluan disa raste me Covid-19 në vend.
Lajmin e bënë të ditur autoritetet Shëndetësore të vendit.
Që nga 15 dhjetori, Dalian ka raportuar 33 raste simptomatike, ndërsa 27 pacientë të tjerë asimptomatikë janë vendosur nën vëzhgim mjekësor, tha Komisioni Komunal i Shëndetit. Testimi masiv filloi në 22 dhjetor, sipas gazetës shtetërore të Popullit Daily.
Ndërkohë, që nga ora 3 pasdite të dielën, Pekini kishte mbledhur 838,270 mostra në një raund tjetër të testimeve masive në rrethin veri-lindor të qytetit Shunyi, tha Qendra e Pekinit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Testimi masiv filloi të Premten pasi qyteti raportoi dy raste transmetimi komunitar, shtoi ai. Thuajse 390,000 rezultate nga testet kanë dalë ndërsa pesë persona që identifikohen si kontakte të ngushta të dy rasteve fillestare kanë rezultuar pozitivë. s.b/abcnews.al/

