11 mars 2020, Liverpool luante ndeshjen e kthimit të Champions League përballë Atletico Madrid dhe në “Anfield” ishin të pranishëm 52 mijë tifozë, nga të cilët 3 mijë kishin ardhur nga Spanja.
Vendasit fituan 1-0 gjatë 90 minutave, ndeshja shkoi në shtesa, aty ku djemtë e Simeones shënuan tre herë, triumfuan 2-3 dhe u kualifikuan në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Koronavirusi u përhap në masë atë mbrëmje marsi, duke shkaktuar humbjen e 41 jetëve në 25-35 ditët e mëvonshme sipas raportimeve të The Times. “Edge Health”, një grup që analizon të dhënat e NHS (Shërbimi Kombëtar Shëndetësor), ka dalë në këtë përfundim, teksa nuk ka akoma një qëndrim të “The Reds”. /abcnews.al