“Zbërthehet Kujtim Gjuzi” tregon mesazhet me Ramën në studion e Enkel Demit

schedule09:47 - 6 Nëntor, 2019

schedule 09:47 - 6 Nëntor, 2019

Në emisionin ABC-ja e mëngjesit me gazetarin Enkel Demi, ka qenë i ftuar ditën e sotme, një nga deputetët më të rinj në parlamentin shqiptar, Kujtim Gjuzi kryetari i Partisë Konservatore.

I pyetur nga gazetari Enkel Demi se nëse do bëhej reforma zgjedhore, Gjuzi tha se ajo do bëhej bashkë me reformën e re administrative, dhe se së shpejti do të bëhet një lëvizje, që sipas Gjuzit, do të zbresë deri në gjirin e Artës.

Gjatë bisedës së tij, Gjuzi tha se është krijuar grupimi i partive të djathta i kryesuar nga Adriatik Alimadhi. Gjithashtu Gjuzi tregoi se kishte këmbyer edhe sms me kryeministrin Rama disa prej të cilave i ndau me gazetarin Enkel Demi.

Pjesë nga biseda në studio me gazetarin Enkel Demi:

Enkel Demi: Reforma zgjedhore do bëhet?

Kujtim Gjuzi: Reforma zgjedhore do bëhet se s’bën.

Kujtim Gjuzi: Ju keni ndërhyrë në këtë bisedë, gjatë diskutimit për reformën zgjedhore, dje ishte radha për diskutim nga shoqëria civile, dhe ata nuk ju a jepnin fjalën, përfshi këtu edhe Rudina Hajdarin sepse thanë se ju nuk jeni anëtar i shoqërisë civile.

Enkel Demi: Si ishte kjo?

Kujtim Gjuzi: Ju e keni dit më shumë nga të gjithë se Kujtim Gjuzi ka mbrojtur teatrin, Kujtim Gjuzi ka shku ka mbrojt detin Jon. Rudina është një vashë e re dhe donte të zbuste toinet e mia të ashpra mes meje dhe të korruptuarit Damian Gjiknuri, hajdutit të votës.

Kujtim Gjuzi: Të lutem Enkel të lutemm…Jam në studion tuaj, dua respektin tuaj

Enkel Demi: Nuk po ju mungon respekti

Kujtim Gjuzi: Po më mungon se po më ndërhyni..

Dëgjo këtu, boll me hajdutë, boll me 45 miliard euro ytë inkasuara jashtë në bankat jashtë, të cilat do të vijnë këtu, dhe fryma e të djathtës me Adriatik Alimadhin aty, Zef Shtjefnin aty, Koçi Tahirin aty, Kostaq Papën aty…. se s’du me thënë mbiemrin tim aty se kam konflikt interesi..

Enkel Demi: Pse?

Kujtim Gjuzi: Jena dy Gjuzë mrena të djathtëve se jena familje e madhe si mbiemer..

Enkel Demi: Po nuk jemi aty? Po ju pyes për reformën zgjedhore dhe ju më thoni se ka një formacion të ri politik që quhet grupim i partive të djathta që po drejtohet nga Adriatik Alimadhi. Tani kemi hallin e reformës zgjedhore që po diskutohej dje, do bëhet apo s’do bëhet?

Kujtim Gjuzi: Reforma do bëhet me parametra me qeveri akademike. Rama nuk ka shans të bëj reformë zgjedhore se do ti themi se je edhe ti hajdut..

Enkel Demi: Pra në parlamentin aktual nuk bëhet reformë zgjedhore, ju po i kërkoni edhe qeveri akademike Ramës?

Kujtim Gjuzi: Patjetër.. jo Ramës jo  jo jo..

Enkel Demi: Tani reforma zgjedhore po ju pyes sërish do bëhet apo jo?

Kujtim Gjuzi: Do ta bëjmë dhe do të sjellim … prandaj kërkova fjalën për procedurë. Do të sjellim propozimet e 44 partive politike të cilat janë bashkëkryetar të grupimit me 34 takime, Agron Dukën, Koco Kokëdhimën dhe janë koordinatorët, ambasadori Zef Bushati dhe po ashtu kemi edhe Eduart Abazin. Këto janë 4 kokat e grupimit që kanë kërkuar të parët për të ndryshuar kodin zgjedhor dhe nuk ka asnjë shans…

Enkel Demi: Pra ju dje doni të paraqisnit…

Kujtim Gjuzi: Shiko se është një ngarkesë e madhe për mua, janë gjithë ato emisione, rri deri në 1 të natës në zyrë edhe kishte thënë Gramoz Ruçi pse rri ai atje, ai nuk e kupton që s;’duhet të rri në kryeë të kuvendit se ka përgjegjësi në Shkodër për 4 vrasje sic ka Lulzim Basha për 4 vrasjet në bulevard të Tiranës. Në këto kushte reforma zgjedhore do bëhet ose në vend që të hyjnë 2 njerëz te ai burgu i Shkodrës do hyjnë 4, nga këta titullarët e mëdhenj ëë..

Enkel Demi: Pra reforma zgjedhore do bëhet thoni ju por se qysh se si, se tek..?

Kujtim Gjuzi: Është e qartë fare, kërkova procedurën

Enkel Demi: Dmth te ky komision reforma zgjedhore nuk bëhet?

Kujtim Gjuzi: Ore do bëhet se s’bën

Enkel Demi: Po si do bëhet?

Kujtim Gjuzi: Po Rama tani do reagoje,

Enkel Demi: A, po prisni të reagojë Rama?

Kujtim Gjuzi: Po ti e di që reagon Rama, kur flasim ne konservatorët , ja ti sjellim faktet…Ka reaguar në datën 23 shkurt 2017, kur ka ndërruar sms me mua dhe ka thënë, si do ta zgjidhim problemin? E kam sms..ne i thamë hiqe ministrin e brendshëm dhe e hoqi..më datën 12 Mars. Pas 12 marsit tha: -Unë do bëj Metën president. Ore mos e bëj Metën president se ka vjedhur zgjedhjet..

Enkel Demi: Jua tha juve Rama këtë, ta tha ty personalisht?

Kujtim Gjuzi: Mua..mua…po edhe mua ma thotë, nuk e pe sms? A e pe sms? I pe të dy numrat me sms? I pe apo s’i pe?

Enkel Demi: I pashë i pashë..

Kujtim Gjuzi: Pse ti tregova? Ti tregova që të jem i sinqertë dhe të jem i sinqertë përballë shqiptarëve, duhet sinqeritet Enkel, nuk do të ketë më vjedhje. Kush vjedh zgjedhjet do përfundoj në burg.

Enkel Demi: Në rregull, të falënderoj shumë Zoti Gjuzi për gjithçka që më përcolle por unë prapë do ju pyes, reforma zgjedhore do bëhet?

Kujtim Gjuzi: Reforma zgjedhore do bëhet bashkë me reformën në drejtësi, bashkë me reformën e re administrative dhe të gjithë do punojmë për një lëvizje kombëtare që do zbresë deri në gjirin e Artës. /abcnews.al