Zbardhet vrasja e noteres, mediat greke: Autorë 3 shqiptarë, tentuan ta grabisnin

schedule12:57 - 27 Maj, 2025

schedule 12:57 - 27 Maj, 2025

Greqi- Tre shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet greke si autorë të dyshuar të vrasjes së noterës 69-vjeçare Mariza Tertseti Papadata, shkruajnë mediat greke. Në pranga kanë rënë babë e bir dhe xhaxhai.

Noterja 69-vjeçare u gjet e pajetë pranë shtëpisë së saj në Zakynthos, shkurtin e kaluar.

Emrat e të ndaluarve nuk janë bërë publikë, por lidhja e tyre familjare dhe origjina shqiptare janë konfirmuar zyrtarisht nga policia greke.

Ndërkohë, ngjarja u zbardh pas hetimeve të Departamentit të Vrasjeve, ku një rol kyç pati rrëfimi i xhaxhait. Ai u shoqërua për marrje në pyetje dhe, pas përballjes me provat e mbledhura, pranoi përfshirjen dhe zbuloi detaje të planit për grabitje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!