Zbardhet shkaku u aksidentit në Fier/Makina me 150 km në orë

schedule11:41 - 13 Prill, 2018

schedule 11:41 - 13 Prill, 2018

Policia e Fierit ka zbardhur shkakun e aksidenti të rëndë me tre viktima. Drejtuesi i mjetit ishte përgjumësh dhe po udhëtonte me 150 km në orë.

Makina që u përmbys në kanal dhe tre vetë humbën jetën tragjikisht në rrugën Levan-Fier ishte me shpejtësi 150 km në orë.

Ky është shkaku i ngjarjes së rëndë sipas ekspertizës së grupit hetimor.

Një shpejtësi shumë e madhe në një rrugë që lejohet vetëm me 80 km në orë nuk i ka dhënë mundësi shoferit të kontrollojë drejtimin duke u zhvendosur atë disa metra larg nga rruga kryesore.

Në timon të Suzukut ishte njëri nga viktimat, Fisnik Murataj.

Kurse dy të tjerët kushëriri Agustin Murataj dhe e fejuara e Fisnikut francezja Nazia Aham ishin pasagjerë që sipas dyshimeve të policisë kanë qenë në gjumë.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Varibop në rrugën drejt Levanit.

Të afërmit treguan më pas se tre të rinjtë kteheshin nga një dasëm dhe do të udhëtonin drejt Greqisë.

Dy kushërinjtë u përcollën në banesën e fundit nga familjarët e tyre në Kutë, kurse prindërit e vajzës në Francë kërkuan që ceremonia e saj të bëhej në vendin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!