Zbardhet letërkëmbimi 21 vjeçar i Mid’hat Frashërit me rumunen Anxhela Romano

schedule15:48 - 12 Nëntor, 2019

schedule 15:48 - 12 Nëntor, 2019

Në kuadër të 70 vjetorit të vdekjes së Mid’hat Frashërit botohet albumi historik. Ky album i cili ka për autor Uran  Butkën dhe Niko Kotheren sjell për herë të parë përveç jetës politike dhe kulturore edhe jetën intime të Mid’hat Frashërit.

Butka për ABC News e cilëson dashurinë 21 vjeçare mes Mid’hat Frashërit dhe rumunes Anxhela Romano ndër më të veçantat që ka lexuar ndonjëherë.

“Pa dashuri s’ka entuziazëm, s’ka shpresë dhe nuk kryhet asnjë vepër”. Kështu mendonte dhe shkruante  Mid’hat Frashëri. Këto fjalë marrin më shumë kuptim, teksa lexon letër- këmbimin e publikuar në album me të dashurën rumune Anxhela Romano.

Studiuesi Uran Butka thotë se kjo dashuri  ishte ndër më jetëgjatat dhe romantiket e cila zgjati nga  1918- deri në 1939.

Në këtë album i cili vjen në kuadër të 70 vjetorit të vdekjes së  Mid’hat Frashërit, prezantohen edhe foto të familjes së Frashërit, si dhe marrëdhëniet me personalitete të kohës.

Ky botim i rrallë  prezanton në formë udhërrëfyesi, jetën dhe veprën poliedrike të  Mid’hat Frashërit. /abcnews.al