Zbardhet historia tronditëse shqiptare: Babai përdhunoi vajzën, mamaja e rrahu se nuk e besonte

schedule22:07 - 11 Qershor, 2022

schedule 22:07 - 11 Qershor, 2022

Zbardhet historia e 15-vjeçares shqiptare, e cila për një vit e gjysmë përjetoi përdhunim në shtëpinë e saj. Babai i saj, një shqiptar i moshës së mesme ishte autori. Historia e vajzës që rikthehet në Gjykatën e Apelit të Korfuzit, nisi një natë të ftohtë të vitit 2017, kur ajo nuk duroi dot më dhe zbrazi çantën e shkollës, hodhi librat në dysheme mori rrobat dhe hapi derën e u zhduk nga fshati. Para se të arratisej, ajo la një letër ku u thoshte që të mos e kërkonin. Në fakt, ajo fshiu numrin e saj nga celularët e tyre për të fshirë njëherë e përgjithmonë jetën e saj të vjetër, në një arratisje që nënkuptonte fundin e dramës që po jetonte.

“Shkova në dhomë, nxora të gjithë librat nga çanta dhe futa shumë rroba. Kur u bëra gati mami ishte në tualet kurse ai flinte, ua mora celularin dhe fshiva numrin tim. Më pas pasi i shkrova një letër mamit ku i kërkoja të mos më kërkonte, se fajin e kam unë që po iki dhe t’u them njerëzve që shkova në Shqipëri që të mos bëhen rezistente. E lashë në tavolinë në sallon dhe u largova. Nuk e kisha idenë se ku të shkoja. Por doja të largohesha prej andej. Unë kurrë nuk dua të kthehem te mamaja ime, sepse gjatë gjithë viteve që mbaj mend nëna ime nuk më ka dashur kurrë. Ajo zihet me mua, është mizore dhe nuk më ka dhënë kurrë dashuri. Unë isha shërbëtorja e tyre”.

Vajza doli në gjykatë ku përjetoi makthin për herë të dytë, por të enjten në Gjykatën e Korfuzit nuk duroi të përjetonte të njëjtën gjë për të tretën herë. Ajo tashmë është rritur, është zhdukur dhe askush nuk e di fatin e saj ndërsa babai përfaqësohej nga avokati në gjyq.

Denocimi i zhdukjes dhe dëshmitë

“Në orën 21:30 të datës 03.02.2017, 15-vjeçarja (gjimnaziste), pas një sherri me babain e akuzuar 61-vjeçar, është larguar nga shtëpia e saj, në drejtim të panjohur. E pyetur për arsyet e zhdukjes së saj, ajo tha se është larguar nga shtëpia, pasi gjatë një viti e gjysmë deri në datën e zhdukjes, 61-vjeçari vazhdimisht bënte gjeste dhe veprime të pahijshme ndaj saj ndërsa nëna e saj e akuzuar, në të kaluarën ka ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj saj.

Vajza ka deklaruar se nga janari 2016 babai duke i premtuar shpërblime, në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme ka bërë veprime të turpshme në lidhje me jetën seksuale të vajzës. Gjithashtu, duke përfituar nga prania e gruas së tij në një dhomë tjetër të shtëpisë dhe herë nga mungesa e saj,  shqiptari ka bërë veprime të pahijshme madje duke i prekur organet gjenitale.

Në fillim të janarit 2016 më kujtohet që kërkova lejen e prindërve si dhe para për të shkuar në një udhëtim shkollor. Nëna ime e mohoi, ndërsa babai më tha se do ta shohim. Por pas pak, kur unë dhe babai im ishim vetëm në dhomën e ndenjes dhe mami në kuzhinë, ai më tha se do të më linte të shkoja në një udhëtim vetëm nëse do të flija me të atë natë.

Kjo ishte e lehtë, sepse nëna ime fle në një dhomë të ndryshme nga ai. Më tha gjithashtu se kur të kthehem nga udhëtimi dhe kur nëna ime të jetë larg shtëpisë, tha se donte “ta bënte”. Kisha shume frike sepse nuk kam bere asnjëherë diçka te tille, ndërkohe që për të shkuar ne ekskursion gënjeva se kam menstruacione dhe nuk ndihesha rehat të flija me të, por i thashë që kur të kthehem do ta bëjmë.

Ai e besoi dhe më la të shkoja në ekskursion. Ai gjithashtu më tha që të mos guxoj t’i them asgjë mamit pasi nuk do të më besojë, sepse ai do t’i thotë ndryshe dhe ajo e beson vetëm atë. Kështu që kur u kthyem nga udhëtimi, ai më pyeti nëse isha gati për atë që i premtova dhe unë i thashë jo”.

Pas kësaj dhe pasi refuzova, ai filloi të më fliste keq dhe t’i thoshte fjalë mamit që të ziheshim dhe ajo të më rrihte. Sipas dëshmisë së vajzës, babai bëhej gjithnjë e më kërcënues me kalimin e kohës ndërsa nëna e ashpër dhe e ngurtë…

“Verën e kaluar më kërcënoi se nëse nuk do ta bëj me të, do të më përdhunonte. Kur e kuptoi që nuk do të dorëzohesha, vinte rregullisht në shtratin tim natën ose kur mami mungonte dhe më bënte gjeste të ndryshme. U përpoqa ta largoja dhe ndonjëherë e bëja. Nuk kam guxuar të kërkoj ndihmë, sepse nëna ime është e sigurt se nuk do të më besonte dhe do të zinte vendin e tij. Mirëpo besoj se mamaja e kishte kuptuar dhe në fakt një herë e dëgjova të thoshte “e di çfarë po bën”. Ai pyeti “çfarë po bëjmë?” por nëna ime nuk u përgjigj.

Herën e fundit që babai im e bëri këtë ishte javën e kaluar kur ne po shkonim në një ekskursion me shkollën. I kërkova të më linte dhe ai edhe një herë më tha se do të më linte vetëm nëse do të flija me të. E kam gënjyer edhe një herë por nuk kam fjetur dhe më pas më ka ndaluar të shkoj në ekskursion. Për këto arsye u largova nga shtëpia dhe nuk dua të kthehem më. “Dua që babai im të ndiqet penalisht”.

Dëshmia e dytë: “Ai shikonte pornografi shqiptare. I thashë se nuk isha mirë dhe që ta shmangja kisha veshur xhinse në gjumë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!