Zbardhet dinamika e plagosjes me thikë në berberhanen e Vlorës, si nisi sherri

schedule09:53 - 7 Tetor, 2022

schedule 09:53 - 7 Tetor, 2022

Policia e Vlorës e klasifikon konfliktin e mbrëmjes së djeshme ku mbetën të plagosur tre persona si një konflikt për motive të dobëta teksa ka zbardhur dhe dinamikën e plotë të tij.

Mexhit Arapi 40 vjeç ka pasur një konflikt për motive të dobëta me pronarin e berberhanes njëkohësisht dhe personin që punonte aty Ervis Sejko 35 vjeç.

Pasi kanë debatuar fillimisht, janë sharë dhe kërcënuar. Mexhit Arapi është larguar teksa dyshohet se në banesë ka marrë thikën dhe është rikthyer në berberhane.

Lexo edhe: Plagosja me thikë në Vlorë, si u sulmuan dy berberët, dyshohet se autori ishte “tapë”

Ka plagosur fillimisht me thikë Ervis Sejkon por për të mbrojtur këtë të fundit është hedhur dhe personi tjetër Kevin Nuredini 23 vjeç dhe këtu ka nisur përleshja brenda berberhanes. Pasi janë konfliktuar me grushte dhe shkelma ky i fundit ka arritur të plagosë me thikë dhe Kevin Nuredinin duke i shkaktuar plagë.

Autori ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por nga plagët e marra nga përleshja s’ka mundur.

Policia e ka arrestuar në flagrancë teksa është konstatuar se ka qenë në gjendje të dehur. Sakaq janë sekuestruar kamerat e sigurisë të cilat kanë filmuar komplet ngjarjen në fjalë.

Lexo edhe: EMRAT/ Sherr në berberhane, plagosen 3 persona në Vlorë

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në spital kanë dhënë dëshminë e tyre të tre personat për rrjedhën dhe motivet e ngjarjes teksa janë pyetur dhe disa të tjerë dëshmitarë okular të ngjarjes. Dyshohet se në momentin e sulmit në berberhane nuk ka pasur klientë./abcnews.al/