EMRAT/ Plagosje me thike në një berberhane në Vlorë, autori godet edhe veten

schedule20:52 - 6 Tetor, 2022

schedule 20:52 - 6 Tetor, 2022

Tre  persona janë plagosur këtë mbrëmje në Vlorë, si pasojë e një sherri me thikë.

Abc mëson se  personat janë konfliktuar në një berberhane në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”,

Autori Mexhit Arapi ha hyrë në berberhane dhe ka sulmuar me thikë dy berberët dhe më pas veten.

Personat e përfshirë në konflikt janë Kevin Nuredini, 23 vjeç, Ervis Sejko 35 vjeç dhe Mexhit Arapi 40 vjeç.

Njoftimi i policisë 

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/