Plagosja me thikë në Vlorë, si u sulmuan dy berberët, dyshohet se autori ishte “tapë”

schedule21:09 - 6 Tetor, 2022

schedule 21:09 - 6 Tetor, 2022

Abc sjell detaje të reja në lidhje me plagosjen me thikë, që ndodhi pak minuta më parë në një berberhane të qytetit të Vlorës, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”.

Mësohet se 40-vjeçari  Mexhit Arapi  ka hyrë këtë mbrëmje në berberhane, duke goditur me thikë dy punonjësit e dyqanit Kevin Nuredini 23vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.

Lexo edhe: EMRAT/ Sherr në berberhane, plagosen 3 persona në Vlorë

Autori ka goditur veten me thikë, ndërsa dyshohet të ketë qenë në gjendje të alkoolizuar.

Sakaq Arapi  ka tentuar të largohet por është kapur nga shërbimet e Policisë menjëherë dhe është dërguar për ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ka ngelur i dëmtuar gjatë konflikti me 2 personat e tjerë.

Ndërkohë dy berberët janë shtruar në spitalin e Vlorës.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.10.2022, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimit e Policisë kanë kapur menjëherë autorin e dyshuar, shtetasin M. A., 40 vjeç, dhe e kanë transportuar për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al/