Zarfe të “përgjakura” për 3 misione diplomatike ukrainase, reagon Kuleba

schedule20:51 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 20:51 - 1 Dhjetor, 2022

Tre misione diplomatike ukrainase marrin letra kërcënuese të njomura me lëng të kuq

Një zyrtar i lartë ukrainas ka thënë se tre misione diplomatike ukrainase kanë marrë letra kërcënuese.

Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba tha se incidentet janë pjesë e një përpjekjeje për të frikësuar diplomatët ukrainas, shkruan Sky News.

Kuleba tha se letrat kërcënuese ishin futu në zarfe me bojë të lëngshme të kuqe, që ngjasonte si gjak.

“Brenda letrave ishte një kërcënim simbolik për Ukrainën… të gjitha zarfet ishin njomur me lëng të kuq në momentin që u morën,” tha ai.

“Nëse ata tashmë kanë filluar të sulmojnë ambasadat… do të thotë se ata kanë frikë nga ne, po përpiqen të na ndalojnë”, tha Kuleba.

Kujtojmë se gjatë dy ditëve të fundit në ambasadën amerikane në Madrit janë dërguar gjashtë zarfe me kërcënime që kanë alarmuar autoritete vendase./Abcnews.al/