Zana Çela: Premiera “La Boheme” vjen e bazuar tek talentet e reja

schedule16:56 - 13 Mars, 2019

schedule 16:56 - 13 Mars, 2019

Opera e pasionit, dashurisë dhe ëndrrës “ La Boheme”, vjen premiere këtë fundjavë në skenën e pallatit të koncerteve. Ky produksion i Teatrit të Operës e Baletit mbështetet tek promovimi i talenteve të reja, krahas solistëve kryesorë.

Premiera e parë e këtij sezoni e Operës dhe Baletit vepra e Puccinit  “La Boheme” mund të quhet produksioni i artistëve të rinj shqiptarë, të cilët në tre vitet e fundit, janë bërë pjesë e skenës së madhe artistike në vend. Duke nisur që nga regjia që i është besuar Ada Gurrës  edhe kryerolet ai i Mimisë përveç sopranos Eva Golemi do të vijë i jetësuar nga Nina Muho, Renisa Laçka dhe Simona Karafili.  Edhe roli i Rudolfos është debute si për tenorin Armald Kllogjeri dhe për tenorin e ri Denis Skura.

 “Është produksioni i parë i cili i është besuar dhe promovon talentet e reja si asnjë herë tjetër. E them si asnjëherë se më shumë se 90%, pra i gjithë stafi që do të realizojë këtë produksion janë të rinj, duke filluar që nga regjizorja, skenografi”.  

Opera  “La Boheme”  që prej  vitit (1896), vazhdon të përlotë publikun, me pasionin e dashurisë mes shkrimtarit Rudolf dhe rrobaqepëses Mimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!