Zaev në Davos: Bota duhet të ketë një Ballkan të ri dhe pa konflikte

schedule11:30 - 27 Janar, 2018

schedule 11:30 - 27 Janar, 2018

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka qenë një nga pjesëmarrësit në forumin ekonomik të Davos. Ai ka bërë apel që bota tashmë të ketë një Ballkan të ri dhe pa konflikte.

Në debatin me temë “Përshpejtim i zhvillimit afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, në forumin ekonomik në Davos, kryeministri I Maqedonisë Zoran Zaev u shpreh se Ballkani Perëndimor mund të kontribuojë shumë për të gjitha vendet e rajonit dhe për çdo fqinj nëse kultivon qasje pozitive dhe të sinqertë; dhe nëse në vend të provokimeve të dikurshme dhe joproduktive ka vullnet dhe dialog të mire. Në debat morën pjesë presidentët e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, i Malit të Zi, Dushko Markoviç, i Kroacisë, Andrej Plenkovic, i Shqipërisë, Edi Rama si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjes, Igor Crnadak.

Zaev shtoi se çdo vend duhet të tregojë kujdes për fqinjët, ndërsa liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të këmbëngulin që t’i japin botës një Ballkan të ri, në të cilin nuk ka konflikte, por vetëm bashkëpunim, pasi kështu fitohet respekti dhe justifikohet mbështetja e partnerëve tanë strategjik për rajonin./abcnews.al