Greqia “ngrin” Marrëveshjen e Prespës, Zaev i kërkon Federatës së Futbollit të ndryshojë emrin

schedule13:37 - 24 Qershor, 2021

schedule 13:37 - 24 Qershor, 2021

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaev i ka kërkuar Federatës së Futbollit të Shkupit që të veprojë në përputhje me marrëveshjen e Prespës dhe të ndryshojë emrin që është kthyer në arenë debati me Greqinë.

Në një intervistë të dhënë për mediat vendase, Zaev është shprehur se Federata sipas Marrëveshjes së Prespës, emrin duhet ta ketë Federata e e Futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Pjesëmarrja në EURO si “FF”M ”” ( Federata e Futbollit “Maqedoni”) ka shkaktuar tensione të reja me Greqinë, me Athinën që vendos në “akull” ratifikimin e tre memorandumeve të bashkëpunimit midis Athinës dhe Shkupit që ishte caktuar për muajin tjetër.

Zaev ka akuzuar zyrtarët e Federatës së Futbollit se nuk po respektojnë ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

“Unë pres që federatat dhe shoqatat e sporteve, madje edhe ato që nuk marrin fonde shtetërore, të ndjekin emrin kushtetues të vendit. Marrëveshja e Prespës” siguron të ardhmen e vendit dhe nuk nevojiten armiqësi dhe tensione të reja”, ka thënë kryeministri.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se marrëveshja është e ratifikuar dhe duhet të respektohen ligjet e vendit.

Qëllimi ynë është të veprojmë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, sepse” Marrëveshja e Prespës “është ratifikuar. Ne duhet të respektojmë ligjet e vendit ” ka thënë Zaev./abcnews.al