Në fund të takimit të sotëm të Open Balkan, tre liderët e tre vendeve Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev kanë realizuar një foto të përbashkët me praninë edhe të Dimitar Kovaçevski që do të pasojë Zaev në postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut. Ky moment u shoqërua me batutë nga Rama i cili duke drejtuar gishtin nga Dimitar Kovaçevski e prezantoi atë si përfaqësues të Malit të Zi. “Montenegro”, tha ai, duke shkaktuar të qeshura në sallë.
Në fjalën e fundit Rama deklaroi se është e rëndësishme për të theksojë se përse bëhet kjo nismë ndërsa foli për akuzat që bëhet në drejtim të tij se po favorizon Serbinë e Madhe. Ai tha se e njëjta gjë ndodh edhe në Serbi ku Vuçiç akuzohet se po përkrah Shqipërinë e Madhe.
“Mendoj se është e rëndësishme të thuhet në fund. Do të vazhdojmë me Ballkanin e Hapur paralelisht me rrugën për t’u integruar në BE. Rëndësi ka që të bëjmë detyrën tonë. Ka një fakt ballkanik që i thotë të gjitha.
Në Serbi akuza është se presidenti është se presidenti po punon për Shqipërinë e Madhe, në Shqipëri mua më thonë që po punon për Serbinë e Madhe. Në Maqedoni nuk e di për çfarë punojnë këta për Bullgarinë e Madhe apo Maqedoninë e Madhe. E rëndësishme është se ne po punojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh Rama.
Rama u bëri thirrje shteteve të tjera të bashkohet pasi me vendimet e sotme janë me mijëra shqiptarë që përfitojnë.
“Portugalia mund të thotë nëse Vasko de Gama ishte shqiptar apo portugez. Ne u bëjmë thirrje të tjerëve të bashkohen. Sot me këto vendime që kemi marrë faktikisht janë mijëra njerëz që përfitojnë drejtpërdrejt. Ballkani i Hapur nuk është konspiracion”, tha Rama. m.v/Abcnews.al