Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zaev: Asnjë tjetër nuk ka pasur bashkëpunim aq të mirë me shqiptarët

schedule19:21 - 18 Shkurt, 2020

schedule 19:21 - 18 Shkurt, 2020

Ish-kryeministri Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, është shprehur se nuk beson se ndonjë nga politikanët e tjerë maqedonas kanë pasur bashkëpunim aq të mirë me shqiptarët.

Zaev në një intervistë për mediat në vend ka theksuar ndër të tjera se partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE nuk mund ta bëjë këtë sepse ka qasje nacionaliste dhe nuk mund ta bëj kthesën sepse do të humbë vota.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev paralajmëroi se javën tjetër do të fillojë bisedimet me partitë politike lidhur me mundësinë e koalicionimeve parazgjedhore. Zaev tha se deri në fund të javës apo fillimin e javës tjetër, do të ketë takime dhe bisedime me të gjithë ata që janë të interesuar për koalicionime parazgjedhore.



Ai tha gjithashtu se kjo është vlerë pasi për herë të parë do të jenë në garë së bashku partitë maqedonase me ato shqiptare. Zaev komentoi për TV Globi zërat për koalicionimet me Lëvizjen BESA dhe PDSH-në dhe theksoi se nuk beson se ndonjë nga politikanët e tjerë maqedonas kanë pasur bashkëpunim aq të mirë me shqiptarët.

“Kemi bashkëpunuar me të gjithë dhe në radhët e tona kemi shumë shqiptarë në poste të larta shtetërore. Por për dallim nga ne, VMRO-DPMNE as që mund të paramendohet se mund ta bëjë këtë, sepse ajo ka qasje nacionaliste dhe nuk mund ta bëj kthesën, sepse do të humbë vota”, theksoi Zaev.

Ai tha se për të nuk ka maqedonas, shqiptarë, turq, por siç “të gjithë qytetarë, që janë të barabartë në një shoqëri për të gjithë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!