Zaev: Asgjë nuk do të ndodhë pas firmosjes së marrëveshjes

schedule16:30 - 16 Qershor, 2018

schedule 16:30 - 16 Qershor, 2018

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev mbrëmë nga Strumica deklaroi se marrëveshja që do të nënshkruhet të dielën me homologun grek për çështjen e emrit dhe do të japë sinjal për qasje të Maqedonisë drejt Evropës.

Zaev tha se edhe para marrëveshjes me Bullgarinë ka pasur protesta, por asgjë s’ka ndryshuar, dhe se njësoj do të jetë edhe me Greqinë. Ai vlerësoi se marrëveshja me Greqinë duhet ta motivojë Evropën që të kthejë sytë nga Maqedonia.

Në lidhje me pritjen e ftesës për bisedime për anëtarësim në BE, kryeministri Zaev tha se miqtë e mirë si Bullgaria dhe vendet tjera e mbështesin fuqishëm Maqedoninë.

Ndërkohë, ministrja për Punë të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva, theksoi se Bullgaria si udhëheqëse me BE-në dhe qeveria e vendit të saj punojnë që Maqedonia të marr datë për bisedime./abcnews.al