Zac Efron dhe Will Ferrell do të luajnë së bashku në komedinë e re

schedule22:56 - 4 Shkurt, 2025

schedule 22:56 - 4 Shkurt, 2025

Pas daljes në treg të filmit “Ju jeni të ftuar përzemërsisht”, Amazon MGM Studios po përgatit një tjetër komedi ku luan sërish Will Ferrell. Sipas burimeve të Deadline, në krah të tij do të jetë Zac Efron.

Komedia ndjek një ish të dënuar (Zac Efron), i cili sapo është liruar nga burgu, edhe merr peng të gjithë në një sallë gjyqi, duke fajësuar gjyqtarin fanatik (Will Ferrell) për një vendim të mëparshëm që i shkatërroi jetën. Ashtu si me “Ju jeni të ftuar përzemërsisht”, Nicholas Stoller do të drejtojë prodhimin e ri nga një skenar që ai e ka shkruar vetë.

Filmi shënon ribashkimin e Efron me Amazon MGM Studios pas rolit të tij në filmin “Ricky Stanicky”, i cili u shfaq premierë në Prime Video vitin e kaluar.

Filmi “Ju jeni të ftuar përzemërsisht” me Ferrell dhe Reese Witherspoon është aktualisht në krye të Prime Video në mbarë botën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!