Ambasadorja amerikane e sapo ardhur në Tiranë ka zhvilluar një mori takimesh me drejtues të vendit duke patur fokus organet e drejtësisë.
Sëfundmi ajo takoi edhe kryeminsitrin Rama, ndërsa ky i fundit publikoi fotot në Tëitter duke theksuar se SHBA dhe Shqipëria kanë prioritete të përbashkëta në kuadër të vendosjes së shtetit ligjor në vend.
“Takimi i mirëseardhjes së ambasadores amerikane Yuri Kim me fokus në prioritetet e përbashkëta si dy vende aleate. Koinçidencë e bukur mbledhja e mëpastajme e qeverisë, ku kaluam paketën AntiKÇK&Ligjin Special për masat pasurore ndaj krimit të organizuar”, shkruan Rama. /abcnews.al