Përfundon takimi i Presidentit Meta me ambasadoren Yuri Kim

schedule12:35 - 5 Qershor, 2020

schedule 12:35 - 5 Qershor, 2020

Ka përfunduar takimi i Presidentit Meta me ambasadoren Yuri Kim. Për pak, pritet që presidenti të falsë për mediat lidhur me zhvillimet e fundit.

Gazetarja Esiona Konomi tha për “ABC News” se ende nuk është bërë i ditur qëllimi i këtij takimi, ndërsa pritet të sqarohet në orët në vijim. Gjithashtu Presidenti i Republikës Ilir Meta njoftoi një komunikim për mediat në orën 12:00.

Ndërkohë qëndrimi i opozitës ende është i paqartë, nuk dihet nëse po propozohet një draft i ri apo jo.

Kujtojmë këtu se ditëve të fundit ambasadorja Kim dhe ambasadorët e BE e Britanisë së Madhe kanë mbajtur takime me anëtarët e Këshillit Politik për të diskutuar rreth Reformës Zgjedhore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!