Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar sërish ditën e sotme në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Burime për ABC bëjnë të ditur se në takimin që pritet të zhvillojë Yuri Kim në Kryesi, i pranishëm është edhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Kjo është dita e dytë që Kim viziton Kryesinë e Kuvendit. Ditën e djeshme në të njëjtat ambiente një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Takimet vijnë në një kohë kur kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e presidentit të ri të Republikës./abcnews.al/