Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ishte sot në Durrës, zona më e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili mori edhe jetë njerëzish.
Teksa ka marrë zyrtarisht detyrë, Kim ishte në Durrës për të parë nga afër situatën. Ambasadorja shprehu edhe njëherë mbështetjen e SHBA.
“Është e rëndësishme që miqtë të festojë së bashku por më e rëndësishme është që të ndhihmojë njëri-tjetrin në nevojë. Sapo kam aardhur nga vizita që kisha te Kryqi i Kuq Shqiptar, sepse doja të shihja jo vetëm dëmet.
Dua që populli shqiptar ta dijë se miqtë tuaj amerikanë e dinë çfarë ka ndodhur dhe janë të interesuar për ju. U preka shumë tek pashë kontributet që ne po japim.
Përveç personave që erdhën për të shpëtuar njerëzit nën rrënoja ne patëm këtu edhe inxhinierë. Do të vazhojmë të punojmë me qeverinë shqiptare për të bërë gjithçka që mundemi”, tha Kim./abcnews.al