Yuri Kim i dërgon mesazhin e dytë Rusisë

schedule18:04 - 24 Gusht, 2021

schedule 18:04 - 24 Gusht, 2021

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim i ka dërguar një tjetër mesazh Moskës.

Pas çështjes së liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny, shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë shprehet në një postim në faqen zyrtare në Twitter se SHBA, do të vazhdojë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës, ndërsa thekson se sanksionet kundër Moskës nuk do të hiqen deri kur Rusia të tërhiqet nga pushtimi i Krimesë.

Lexo edhe: Uashingtoni dhe Moska “përplasen” në Tiranë për liderin e opozitës ruse

“Sikur tha edhe Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm në Forumin e Krimesë: Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike me aleatët dhe partnerët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore.

Ne do t’i mbajmë sanksionet ndaj Rusisë deri kur të tërhiqet nga Krimeja dhe agresioni i saj në lindje të Ukrainës”, shkruan Kim, teksa ka shpërndarë foto nga takimi i Jennifer Granholm në Ukrainë./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!