“Ylli” portugez besnik ndaj “Djajve të Kuq”, Bruno Fernandes qëndron në “Old Trafford”

schedule18:16 - 22 Korrik, 2024

schedule 18:16 - 22 Korrik, 2024

Është padyshim një pikë kyçe në repartin ofensiv të “Djajve të Kuq”, të Manchester United. “Fantazisti” portugez, Bruno Fernandes ka folur së fundmi për të ardhmen e tij, në “Old Trafford’, pas aludimeve të shumta në media, që e lidhnin 29-vjeçarin, me një kalim te “Bavarezët” e Bayern Munich ose në elitën e futbollit arab, Saudi Pro League.

Megjithatë ka qenë vetë “ylli” i skuadrës së drejtuar nga tekniku Erik ten Hag, i cili ka vendosur “pikat mbi I”, sa i takon karrierës së tij, teksa për mediat deklaroi se dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës në projektet e reja deri në momentin kur klubi të vendosë të kundërtën.

Ndër të tjera, Fernandes theksoi se nëse drejtuesit do t’i komunikojnë atij dëshirën për ta shitur atëherë ai do të largohet, por në të kundërt do të vazhdojë të japë më të mirën për skuadrën ku bën pjesë që nga viti 2020 ku u transferua për 80 milion euro nga “gjigantët” e Liga NOS, Sporting Lisbon. /i.m /abcnews.al