“Ylli” i Spanjës mbush 17 vjeç në grumbullim, Yamal: Dua titullin si dhuratë

schedule18:36 - 13 Korrik, 2024

schedule 18:36 - 13 Korrik, 2024

Ishte e para herë që e festoi kështu.

Lamine Yamal mbushi 17 vjeç pikërisht një ditë përpara finales së Kampionatit Evropian ndaj Anglisë, dhe nga shokët e tij te kombëtarja e Spanjës, kërkoi diçka të madhe.

Skuadra “iberike” e uroi lojtarin më të ri të saj me një tortë tipike prej sporti profesionist, me luleshtrydhe dhe pa sheqerna, dhe për zbulimin e madh në Gjermani ishte padyshim emocion i madh, në një ditë të shënuar.

“Ju falenderoj për këtë ditëlindje, që është e para për mua këtu. Jeni shumë të mirë. Si dhuratë për këtë ditë dua fitoren ndaj Anglisë”,- u shpreh Yamal.

Është pikërisht kohë ditëlindjesh te kombëtarja spanjolle, dhe pikërisht gjatë Evropianit.

Këtë të premte të 12 korrikut, festoi edhe “sozia” e Yamal, lojtari i krahut të majtë, Nico Williams, që mbushi 22 vjeç.

Në 21 qershor, kur “Furitë e Kuqe” ishin ende në fazë të grupeve, ishte trajneri Luis de la Fuente që shuajti qirinjtë për 63-vjetorin, ndërkaq, “Iberikët” po përgatiten për finalen e Euro 2024, dhe dëshirojnë titullin, por jo vetëm si dhuratë për Lamine Yamal. /i.m /abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!