Ylli i “Home Alone” pro fshirjes së Trump nga filmi, fansat kërkojnë zëvendësimin me Biden

schedule11:56 - 16 Janar, 2021

schedule 11:56 - 16 Janar, 2021

Macaulay Culkin i është bashkuar thirrjes së fansave për të zëvendësuar një pjesë të filmit “Home Alone”, ku shfaqet Donald Trump. Ylli i filmit, që interpretoi Kevin McAllister ka reaguar ndaj një postimi të një ndjekësi, pasi ky i fundit postoi një version në të cilën Kevin shihet duke folur me një figurë të padukshme, në vend të Trump.

Aktori iu përgjigj me një fjalë të vetme videos së edituar: “Bravo”. Gjithashtu pak ditë më parë, ai reagoi ndaj një tjetër përdoruesi i cili propozoi krijimin e një “peticioni për të zëvendësuar dixhitalisht Trump në ‘Home Alone 2’ me 40-vjeçarin Macaulay Kulkin.”

“Shitur”, shkroi aktori. Përveç reagimeve të shumta në twitter, një peticion i ndërmarrë nga mijëra fansa në Change.org i kërkojnë Disney-t që të zëvendësojë Trump me Presidentin e zgjedhur Joe Biden. “Unë kërkoj që Trump të zëvendësohet me Joe Biden”, u shpreh një ndjekës. /abcnews.al