Xi Jinping në Moskë, SHBA: T’i ushtrojë presion Putinit që të ndalojë krimet e luftës

schedule22:34 - 21 Mars, 2023

schedule 22:34 - 21 Mars, 2023

SHBA i ka kërkuar presidenti kinez, Xi Jinping që t’i bëjë presion Vladimir Putinit, që të “ndalojë krimet e luftës” në Ukrainë.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë i bëri thirrje Xi që t’i kërkojë homologut të tij rus të tërheqë trupat nga Ukraina.

John Kirby shtoi se kërkimi i një armëpushimi nuk do të mjaftonte, prandaj kërkoi tërheqjen totale të trupave ruse.

“Ne shpresojmë që presidenti Xi do të bëjë presion ndaj Presidentit Putin që të ndalojë bombardimet e qyteteve, spitaleve dhe shkollave të Ukrainës, të ndalojë krimet e luftës dhe mizoritë dhe të tërheqë trupat e tij. Por ne jemi të shqetësuar se në vend të kësaj Kina do të përsërisë thirrjet për një armëpushim që i lë forcat ruse brenda territorit sovran të Ukrainës dhe çdo armëpushim që nuk adreson largimin e forcave ruse nga Ukraina do të ratifikonte në mënyrë efektive pushtimet e paligjshme të Rusisë”, tha ai./abcnews.al