Xhemal Bushati kafe me banorë të Shkodrës: Nuk do merrem me politikën e madhe, por me hallet e qytetit

schedule14:53 - 12 Shkurt, 2022

schedule 14:53 - 12 Shkurt, 2022

Kandidati i PD për Bashkinë Shkodër Xhemal Bushati bashkëndau kafen e mëngjesit me një grup qytetarësh intelektual të këtij qyteti. Kandidati Bushati mirëpriti idetë e këtyre qytetarëve intelektual te cilët janë edhe prej miqve të tij më të afërt për ta qeverisur së bashku Shkodrën pas 6 marsit.

Bushati tha në fjalën e tij: “Mendimet e mia, punën time nesër në menaxhimin e qytetit ta ndajmë së bashku me mendimet dhe problematikat që ju shihni. Do isha i nderuar në qoftë se ju do më mbështesni jo vetëm për votën por për punën tonë të përbashkët. Unë do të punoj për qytetin tonë, për bashkinë e Shkodrës me gjithë njësitë administrative dhe mendimi juaj do të ishte shumë i vlefshëm për mua.

Do jem menaxheri i qytetit, jam njeri i punës, unë kam mbështetjen e PD por kërkoj mbështetjen e gjithë qytetarëve të Shkodrës për t’iu shërbyer atyre. Do punoj fort për qytetin dhe do ju kthej dinjitetin.

Kandidimin e kam marrë jo për vete por për qytetin. Do kem një program emergjent dhe më pas një program strategjik afatgjatë. Nuk do merrem me politikë të madhe por me qytetin tim.

T’ia ndryshojmë faqen Shkodrës“.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!