“Xhaxhai” i Ndraghetas, Bujar Sejdinaj ekstradohet drejt Italisë

schedule09:11 - 24 Nëntor, 2020

schedule 09:11 - 24 Nëntor, 2020

Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë Bujar Sejdinaj, i njohur edhe me nofkën “xhaxhai”, i Ndragehta-s.

Vendimi për ekstradimin e tij ka ardhur pas gjykata e gjeti fajtor si pjesë të familjes mafioze “BELLOÇO”, me veprimtari kryesisht në Ballkan. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në trafikimin e 20 kg kokainë.

LEXO EDHE:Pjesë e “Ndragheta-s”, Gjonaj firmos ekstradimin e Bujar Sejdinit drejt Italisë

Sejdinaj u arrestua në nëntor të 2019 në kuadër të një operacioni ndërkombëtar ekzekutuar në Itali, Shqipëri, Argjentinë e Kosta Rika.

Ndërsa ekstradimi është kryer gjatë mbrëmjes së djeshme nga Tirana drejt aeroportit “Fiumicino” të Romës./abcnews.al