Xhaka shkëlqen në Zvicër, Blick e përfshin në formacionin e yjeve

schedule21:57 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 21:57 - 9 Dhjetor, 2019

Taulant Xhaka është përfshirë në formacionin më të mirë të Zvicrës, pas paraqitjes së bërë në ndeshjen që Basel fitoi me rezultatin 4-0 ndaj Sion. Mesfushori ishte në lartësinë e duhur në qendër të mesfushës dhe Blick e ka vlerësuar duke e përfshirë mes yjeve të javës.

Në formacion për Basel ishte edhe Edon Zhegrova, kurse në krahun tjetër nga minuta e parë e nisën Bastian Toma, Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami. Të tre dolën kokëulur në derbin me kuqezinjtë e Baselit. /abcnews.al

Formacioni më i mirë sipas Blick