Xhaka e konfirmon, largimi në janar nga Arsenali i sigurt

schedule12:56 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 12:56 - 20 Dhjetor, 2019

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, do të largohet nga Arsenali në muajin janar.

Ish-kapiteni i “Topçinjve” i ka komunikuar shokëve të skuadrës se nuk do të qëndrojë më në “Emirates” dhe gjithçka do të mbyllet shumë shpejt.

Xhaka pati një krisje me tifozët e Arsenalit, gjatë zëvendësimit të tij në takimin kundër Crystal Palace.

Bild raporton se do të ketë një rikthim të mesfushorit në Gjermani, aty ku ka luajtur më parë për ekipin e Borussia M’Gladbach.

Hertha Berlin është skuadra më e interesuar për firmën e mesfushorit me origjinë shqiptare, që u transferua tek Arsenali për plot 35 milionë euro në vitin 2016./abcnews.al