Xhaferaj në “ABC e Mëngjesit”: Situata në Durrës ka nxjerrë “lakuriq” keqqeverisjen e Ramës

schedule09:13 - 25 Mars, 2021

schedule 09:13 - 25 Mars, 2021

I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ka qenë i ftuar kreu i PD-së të Durrësit, Ferdinand Xhaferaj.

Xhaferraj ka thënë se pavarësisht një klime jo shumë të qetë politike, në Durrës nuk do të ketë incidente. Sipas tij, PD i ka marrë të gjitha masat për të mos pasur problem në procesin zgjedhor.

Më tej Xhaferraj ka shtuar se situata në Durrës ka nxjerrë ‘lakuriq’ qeverisjen jo të mirë të kryeministrit Edi Rama.

“Nuk do ketë përplasje. Ne kemi marrë masat. Do instalojmë teknologjinë dhe kamerat. Në Durrës ka dalë lakuriq keqqeverisja e Ramës. Nga projektet 3D. Tek arkitekti i makthit Edi Rama. Nuk e di si do guxojnë kandidatët e PS të shkojnë në zonat rurale se nuk janë dukur fare. Braktisje.”

Më tej Xhaferraj ka shtuar se në Durrës çfarëdo profesioni të kesh, nuk je i rëndësishëm nëse nuk ke lidhje me Lefter Kokën dhe Ardian Çela.

“Qyteti i Durrësit zien. Do fitojmë më fuqishëm. Në Durrës nuk ka rëndësi se çfarë profesioni ke. Po nuk pate akses tek Lefter Koka dhe Ardian Çela je më keq.” ka thënë ndër të tjera Xhaferraj.

E.L /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!