Të humbasësh titullin kampion për shkak të golavarazhit, por Alban Xhaferi, donatori i Vllaznisë, ndihet krenar për ekipin e tij, të cilin e cilëson si kampionen reale të këtij sezoni në Superiore. Në prononcimin e dhënë për mediat, Xhaferi preku edhe disa tema të tjera, duke konfirmuar trajnerin Thomas Brdaric edhe për sezonin e ardhshëm.
“Ky është një kampionat i jashtëzakonshme, Vllaznia na ka emocionuar jashtë mase. Kemi ardhur këtu me merita, ekipi ka luftuar fort. Sot ishim duke ëndërruar, pasi edhe ne ishim koshient që ishte pak e vështirë që Vllaznia të dilte kampion.
I përgëzova çunat, sepse ata janë kampionët e vërtetë, kampionë morale dhe kampionë në të gjithë aspektet. Sot është ditë për të festuar për Shkodrën, kemi edhe finalen e Kupës, shpresojmë ta arrijmë këtë rezultat. Të shohim përpara, kemi Kupa e Europës, Vllaznia e madhe po vjen.
Pengu më i madh? Janë tifozët. Sot faleminderit edhe strukturave që na lejuan të hapim stadiumin. Ky është pengu më i madh. Do ishte bukur të dilte ëndrra, por kemi zhvilluar një kampionat të jashtëzakonshëm, le të ecim përpara.
Fitorja? Ishte ndeshje e drejtë, mund ta fitonim edhe më tepër. Teuta? Nuk e pashë, por çudi shumë që dy lojtarë të Apolonisë dalin me karton të kuq. Këtu ishte një ndeshje e bukur, Vllaznia ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë drejtë.
Kupa? Është e mundur fitimi i Kupës së Shqipërisë. Pa dashur të nënvlerësoj Skënderbeun, një skuadër që është rritur shumë këtë periudhë, por ne shkojmë për të fituar.
Faleminderit Zotit, faleminderit çunave dhe të gjithëve. Unë dua të shoh përpara, dua të shoh Vllazninë në Kupat e Europës. Do ketë njoftime, por baza e skuadrës është me kontrata 3-vjeçare.
Brdaric? Nuk ka dyshim që do të jetë trajner i Vllaznisë, nuk ka dyshim. Dua të përshëndes shumë kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademin, e cila bëri të mundur këtë marrëveshje. Ajo ishte një ndihmë e madhe për të lehtësuar punën dhe për të arritur këto rezultate.
Shpresoj të mbarojë edhe procesi i privatizimit dhe të vazhdojmë projektin që kemi nisur. Festa në fund? Absolutisht që jemi kampionë moralë dhe me lojë, me të gjithë. Me disiplinë, te cilësia e lojtarëve dhe te të gjitha aspektet“, përfundoi Xhaferi. /abcnews.al

