Xhaferi i lumtur: Na kishte marrë malli për këtë Vllazni, të fitojmë Kupën

schedule22:10 - 13 Prill, 2022

schedule 22:10 - 13 Prill, 2022

Kualifikimi i Vllaznisë në finale ka gëzuar edhe presidentin Alban Xhaferi. Kreu i kuqebluve, pas fitores me penallti ndaj Partizanit, ka deklaruar: “Na kishte marrë malli për këtë Vllazni e këto emocione, se u bë një ndeshje mendoj.

Ishte e bukur se të dy skuadrat luajtën mirë. Vllaznia kishte një epërsi të dukshme, por kur shkuan me penallti, ishte moment i veçantë. Tani u kualifikuam, të mendojmë për finalen dhe si të arrijmë objektivat duke fituar Kupën e Shqipërisë”.

“Nuk kam dalë para mediave se kur njeriu zhgënjehet nga disa rezultate, se nuk jemi në formën e duhur… Por të kënaqemi me këtë fitore që arritëm. Të mbajmë ritmin që të ecim para për objektivat, se faktikisht deri tani Vllaznia nuk është në objektivat e duhur, të paktën të finalizojmë objektivat minimale”.

“Çdo skuadër duhet respektuar maksimalisht. Laçi është skuadër e mirë dhe ka treguar se është rritur, duke u ngjitur në vendin e dytë. Do të luftojmë e bëjmë përpjekjet të fitojmë Kupën, pasi është objektivi që duhet të arrijmë”.

“Skuadra tani duket që ka një entuziazëm dhe duhet ta ruajmë në mënyrë që të luftojmë nga kampionati dhe kapim vendin e dytë ose të tretë. Më e rëndësishme është të sigurojmë vendet e Europës. Kur ekipi ka rezultate, gjithmonë do të ketë premio”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!