Xhaferi: Gabuam shumë, jam i pakënaqur. Laçi ekipi më i mirë i kampionatit

schedule22:54 - 5 Shkurt, 2021

schedule 22:54 - 5 Shkurt, 2021

Humbja e sotme 1-2 ka krijuar mërzi te Vllaznia e vendit të parë. Sponsori i klubit shkodran, Alban Xhaferi foli për mediat pas disfatës me bardhezinjtë, ku ndër të tjera tha:

Ne ishim me këmbë në tokë, por për mua Laçi është skuadra më e mirë e kësaj Lige. Nuk jam i kënaqur me performancën e skuadrës tonë. Në pjesën e dytë pati disa gabime. Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje, normalisht që duhet të bëhet analiza e kësaj ndeshje.

Shpresojmë që të vazhdojmë prapë me këmbë në tokë, duke vlerësuar në maksimum ndeshjen e ardhshme. Kampionati është i gjatë, euforinë e tifozëve nuk mund ta ndalim. Gjithmonë do të bëjmë përpjekje për të mirën, ndeshjet bëhen çdo ditë e më të vështirë.

Skuadrat janë mobilizuar për të mundur Vllazninë, por ne nuk kemi frikë asnjë skuadër. Objektivat? Vllaznia, minimalisht, do të jetë pjesëmarrëse në Kupat e Evropës. Jemi në rrugën e duhur. Gjithmonë do ecim për objektivin e lartë: pse jo edhe titulli dhe Kupa.

Loja ishte e bukur sot, por pati gabime. Nuk mund të flas shumë për pjesën teknike. Do mundohemi të motivojmë skuadrën për të ecur përpara. Ta harrojmë këtë ndeshje. Ndëshkime? Nuk është momenti për të folur për gjëra të tilla“, përfundoi sponsori i kuqebluve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!