Xhaferi flet për fitoren e Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale

schedule17:33 - 6 Maj, 2019

schedule 17:33 - 6 Maj, 2019

Në një intervistë eskluzive për Klan Maqedonia, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri, ka bërë analizën e tij për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e veriut, si dhe për fitoren e Pendarovskit.

Kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut ka uruar qytetarët për pjesëmarrjen në votime dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në balotazhin e së dielës. Talat Xhaferi ka uruar dhe fituesin, kreun e ri të shtetit Pendarovskin.

Ai gjithashtu ka hedhur poshtë akuzat e opozitës në vend sipas të cilës i gjithë procesi i votimit ka qenë i manipuluar.

“Me rëndësi është vlerësimi i gjithë autoriteteve mbikëqyrëse që kanë patur kompetenca për mbikëqyrjen e procesit dhe vlerësimi paraprak i tyre është që procesi zgjedhor nuk ka parregullsi të theksuara në proces, përjashtuar disa raste individuale të tentimit për fotografim apo për ndikim në vendvotime dhe për këtë arsye nuk besoj se i gjithë procesi korrespondon me konstatimin e opozitës”, tha Xhaferi.

Xhaferi komentoi gjithashtu dhe pjesëmarrjen e tij në fushatën elektorale para balotazhit të së dielës.

“Kyçja ime ka të bëjë me ndjesinë e përgjegjësisë me procesin në përgjegjësi, për faktin se përfolej se po bëhe lojë të dyfishtë, gjoja ma justifikimin se do jem mbartës i dy funksioneve. Mendoj që procesit i nevojitej paraqitja ime publike dhe apeli im publik”, tha ai.

Votat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut ishin shumë të rëndësishme si për rezultatin, por dhe për arritjen e përqindjes së domsodoshmë së pjesëmarrjes në votime.

“Gatishmëria e shqiptarëve në vendvotimet e tyre ka qenë vendosëse edhe në përmbushje të censusit, por edhe për caktimin e fituesit”, tha Xhaferi.

Pyetjes se si e sheh situatën në parlament në lidhje me një opozitë tashmë të fortë në vend dhe synimit të vendit për integrim në Bashkimin Europian, Xhaferi theksoi se si kryetar i parlamentit të vendit e ka dëshmuar se është I gatshëm me këdo palë që të jenë në opozitë.

“Parimi i bashkëpunimit të mazhorancës, me opozitën, është parim kryesor në demokracitë parlamentare. Unë si kryetar parlamenti dhe parlamentin në këtë përbërje ka vërtetuar faktin që bashkëpunbimi me opozitën, cilido qoftë nuk ka munguar dhe nuk do mungojë për faktin se obligim të përgjithshëm kemi procesin integrues të vendit”, tha Xhaferi.

Tashmë që Ivanov nuk do të jetë më në krye të shtetit, a do të jetë më e lehtë detyra në të ardhmen për kryetarin e parlamentit? Si do të sigurohen 2/3 e votave që aktualisht kërkojnë dhe mbështetjen e opozitës.

“Çështja e bashkëpunimit nuk ka të bëjë me problemet e mia, për faktin që unë si kryetar parlamenti nuk kam pasur problem komunikimi me kryetarin e shtetit. Problem ka qenë mos respektimi i Kushtetutës nga ana e kryetarit në ikje, i cili nuk dekretonte ligjet e parlamentit. Besoj që kjo praktikë nuk do vazhdojë me presidentin e ri, për faktin që ka qenë edhe i mbështetur nga mazhoranca në përgjithësi. Besoj se presidenti i ri ka koncept tjetër aderues”, tha Xhaferi./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!