Xhafaj: Po hetojmë 9 grupe kriminale, në Durrës 3 prej 15 vitesh

schedule21:23 - 2 Maj, 2018

schedule 21:23 - 2 Maj, 2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi nga Durrësi se ne kete qytet veprojnë 3 grupe të rrezikshme kriminale, që janë aktive prej10- 15 vitesh. Ministri tha se në vend po hetohen 9 grupe, të cilat do goditen e do u sekuestrohen asetet kriminale.

“Një pjesë e këtyre grupeve kriminale rreth 9 të tilla në shkallë vendi janë në proces hetimi dhe duke mbajtur në konsideratë faktin se janë arrestuar një numër i caktuar personash si pjesë e këtyre grupeve kriminale.

Ndërkohë që po flasim Task Forca Qendrore dhe Task Forcat Rajonale janë në një hetim intensiv për disa grupe kriminale, një pjesë ose një numër i cili për hir të së vërtetës është edhe këtu në Durrës. Ne jemi duke punuar fort për t’i goditur ato jo, nga pikëpamja fizike, por nga pikëpamja e ligjit, e forcës dhe e provës së ligjit dhe për t’i vendosur përpara përgjegjësisë.

Jemi duke punuar ne me kapacitetet tona, por jemi duke punuar ngushtë edhe në bashkëpunim me partnerët që janë po aq të interesuar për të shkëmbyer informacionin e nevojshëm dhe për të punuar bashkërisht në këtë aspekt.

Ajo që është shumë interesante dhe që dua ta bëjë fort mirë të qartë, është fakti që krahas ndëshkimit ligjor për veprimtarinë kriminale ne jemi fort të fokusuar edhe te hetimi dhe goditja e aseteve kriminale të tyre”. /abcnews.al