Xhafaj paralajmëron fiset Çapja e Çelaj në Elbasan

schedule14:05 - 26 Dhjetor, 2017

schedule 14:05 - 26 Dhjetor, 2017

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa nga Elbasani deklaroi se do të goditen grupet kriminale që veprojnë në këtë qytet. Ai ndodhej aty një seancë konsultimi i modelit pilot të ristrukturimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit mbështetur nga projekti suedez.

 

Xhafaj ka nje paralajmërim për bandat kriminale që veprojnë në Elbasan. Ministri i Brendshëm përmendi me emrat edhe fiset e njohura me probleme me drejtësinë, si Çapjat apo Çelajt.

“Sa i përket kriminalitetit mbetemi të shqetësuar për Elbasanin. Jemi duke marrë masat e duhura. Kemi atashuar njerëzit më të mira dhe ekspertët më të mirë që po merren me hetimin e grupeve kriminale dhe provave dua të them se qoftë Çapajt apo Çelajt që nuk mund të simbolozijonë njërezit me vlera të Elbasanit.  Ata dhe të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale do të marrin përgjigjen e merituar”.

Xhafaj theksoi se situata ishte shqetësuese dhe për këtë qëllim Policia e Elbasanit po reformohet

“Jo rastësisht ne u mblodhëm në Elbasan pasi Elbasani pati një situatë jo pozitive gjatë këtij viti që ende nuk ka marrë përgjigje dhe zgjidhjen e duhur. Por edhe masat e ashpra që morëm që janë të merituara sipas meje. Lind nevoja për rifarmotim të struktuarave dhe jo rastësisht sollëm Drejtorin e Departamentit e Sigurisë Publike”.

Në Elbasan u zhvillua një seancë konsultimi i modelit pilot të ristrukturimit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit mbështetur nga projekti suedez. Veç drejtuesve kryesorë të Policisë, ishin të pranishëm edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ku u trajtuan çështje të kontrollit të territorit dhe lufta kundër paligjshmërive, për vjedhjen e energjisë, ujit të pijshëm, dëmtime të mjedisit si dhe masat për sezonin turistik. Në takim u prezantua gjithashtu drafti për Vetting-un në Policinë e Shtetit dhe Gardën e Republikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!