Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dekoroi oficerin amerikan Jan Hiemstra, në përmbyllje të misionit si Shef i Zyrës Rajonale të Sigurimit, në Ambasadën Amerikane në Tiranë.
Ministri Xhafaj vlerësoi bashkëpunimin dhe asistencën e ofruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një partner shumë i rëndësishëm për agjencitë ligj zbatuese shqiptare. Sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme, medalja iu dha me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në interes të forcimit të sigurisë publike”.
I pranishëm në ceremoni ishte Zv.ambasadori i SHBA në detyrë, Ryjan Roberts, i cili tha se shembulli i oficerit Hiemstra, duhet të jetë frymëzues për shumë të rinj. /abcnews.al