Xhaçka: Zjarret, akte të pastra vandalizmi

schedule15:06 - 1 Prill, 2019

schedule 15:06 - 1 Prill, 2019

Në një deklaratë për median, ditën e sotme, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ka vënë theksin te situata aktuale e zjarreve në vend. Sipas Xhaçkës, zjarret janë të qëllimshme, duke i cilësuar këto veprime si akte kriminale dhe vandale.

“Ajo që e bën këtë situatë edhe më të pashpjegueshme është fakti që këto zjarre janë akte kriminale, pra ato janë ndezur qëllimisht dhe në pjesën dërrmuese të rasteve pa asnjë arsye përfitimi prapa. Pra s’kemi të bëjmë me zjarre të vëna për të hapur kullota apo zjarre të vëna padashje duke djegur mbeturinat, në pjesën dërrmuese këto janë akte të pastra vandalizmi”, theksoi ajo.

Ministrja Xhaçka u shpreh se, në krahasim me vitin e kaluar, nuk ka patur zjarre të këtyre përmasave dhe kaq të shumta në numër. Pavarësisht se kushtet atmosferike kanë qenë të njëjta, sipas saj ky është një fakt që bën të mendosh për zjarrvënien e qëllimshme.

Unë dua t’ju jap sot disa fakte që edhe media, por edhe qytetarët të kuptojnë më mirë përse e quaj këtë një situatë të pazakontë.

Gjatë muajit Mars janë shënuar plot 243 vatra zjarri, të shpërndara gjeografikisht në pothuajse të gjithë territorin e vendit. Mesatarisht, 8 vatra zjarri në ditë, edhe pse temperaturat kanë qenë nën 20 gradë, e madje në shumë prej këtyre zonave shumë më poshtë se aq.

Vjet, në të njëjtën kohë ky numër ka qenë 0 edhe pse kushtet atmosferike kanë qenë të ngjashme. Dhe sado të kthehesh mbrapsht në vite nuk mund të gjesh një vit tjetër me këtë frekuencë zjarresh”, u shpreh në deklaratën e saj Xhaçka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!