Xhaçka dhe Mesi në Dajç: Bashkia përgjegjëse kryesore

schedule15:14 - 25 Mars, 2018

schedule 15:14 - 25 Mars, 2018

Bashkia e Shkodrës është përgjegjësja kryesore për përmbytjen në Ultësirë, tha Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ndërsa sëbashku me zv/kryeministren debatuan edhe me administratorin e zonës. Ndërkohë Forcat e Armatosura por dhe Bashkia vazhdojnë operacionet në terren për shpërndarje ushqimesh dhe transportim të banorëve.

Në Dajçin e përmbytur nuk ka vetëm kërkesa për shpëtim, por edhe debat përgjegjësish mes titullareve të qeverisë dhe atyre vendorë. Ministrja Xhaçka dhe zv/kryemistrja Mesi nuk u larguan pa replikuar me kryetarin e njësisë administrave Gjovalin Darragjati.

Bashkia e Shkodrës njoftoi që situata në Nënshkodër vazhdon të jetë e rëndë. Dhe sipas saj janë janë 4555 hektarë toke të përmbytura dhe rreth 350 shtëpi të rrethuar nga uji. Kjo bashki ka ripërsëritur kërkesën e saj për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit.

Por ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaka e cila shkoi në zonën e përmbytur, bën përgjegjëse të gjitha institucionet, kryesisht Bashkinë e Shkodrës.

Evakuimi i banorëve ka vazhduar dhe vetëm paraditen e kësaj të diele nga banesat me ujë rreth 60 persona. Në zonë janë angazhuar  148 forca, 27 mjete, 6 motobarka  dhe 2 pompa thithëse që po veprojnë në Obot, Livade, Dajç, Velipojë, Belaj, Trush, Bushat. Janë transportuar 87 banorë e  shpërndarë 1500 kg ushqime, 31500 litra ujë i pijshëm, 400 kg koncentrat, ndërkohë që vazhdon largimi i ujit nga banesat dhe objektet e rëndësishme me pompa thithëse.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe zv.kryeministrja Senida Mesi folën për situatë më të përmirësuar dhe se pas kësaj përmbytje, do të bëhet një zgjidhje afat gjatë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!