Wuhan ia doli, pas tre muajsh izolim do të lejojë sërish qarkullimin

schedule11:20 - 24 Mars, 2020

schedule 11:20 - 24 Mars, 2020

Wuhan është epiqendra e përhapjes së pamdemisë Covid-19, e cila po i rrit frikshëm shifrat e të prekurve dhe jetëve të humbura nëpër botë.

Mirëpo, qyteti i Wuhan-it duket se ia doli, pasi pas 3 muajsh izolim total është gati të lejojë sërish qarkullimin.

Duke qenë se infeksionet e reja u ulën në zero më 19 mars, vendi është gati t’i kthehet normalitetit.

Sipas zyrtarëve të provincës Hubei në Kinë, transporti në Wuhan do të rifillojë në datën 8 prill.

Vendi u izolua dhe u ndalua çdo mënyrë transporti menjëherë pas shfaqjes së koronavirusit, në dhjetor të vitit që lamë pas.

Megjithatë, kjo pandemi ka shkaktuar në mbarë botën  386,317 raste të infektuara deri tani dhe 16,713 viktima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!